SHBA – Bebe Rexha asnjëherë nuk është shqetësuar për format e saj të bëshme. Këngëtarja me origjinë shqiptare është shfaqur e lumtur gjithmonë për përmasat e saj trupore.

Pavarësisht se shumë njerëz mund të mos i konsiderojnë perfekte linjat e saj, Bebe nuk ka asnjë problem me trupin. Madje kohët e fundit ajo ka shtuar shumë kilogramë në peshë, e megjithatë Bebe nuk shqetësohet aspak. Përkundrazi në rrjete sociale, ajo shprehet shumë e kënaqur dhe nuk ngurron t’u tregojë të gjithëve se nuk do të ndryshoj format e saj vetëm që të tjerët ta pëlqejnë.

Untitled 1
Untitled 1

Këngëtarja e njohur ka publikuar në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet shumë provokuese me të brendshme duke nxjerr në fokus përmasat e saj të kolme.

“Masa 8 dhe e krenare. Ju doni që unë të jem një yll ‘pop’-i e dobët, po asnjëherë nuk do të jem ashtu. Pra për të gjithë dizenjatorët, mos më dërgoni kurrë masa si shembull. Nuk do të më bëjnë dhe unë nuk do të ndryshoj veten time për të më bërë. Punoni me mua dhe të pasmet e mia të mëdha” – shkruan këngëtarja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb