Është mbajtur mbrëmë në MGM Garden Arena të Las Vegas ndarja e çmimeve të muzikës, “Billboard Music Awards”.


Festivali i dha çmime rap-artistët Cardi B dhe Drake, të cilët njëherësh ishin edhe më të nominuarit.


Në “Billboard Music Awards” këtë vit fitoi edhe këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, kënga e së cilës u nderua me çmimin “Top kënga më e mirë country”.


Bëhet fjalë për këngën “Meant to be”, të cilën ajo e këndon në bashkëpunim me Florida Georgia Line – këngë e cila qëndroi gjatë në top listat amerikane, madje vitin e kaluar ajo u shpall nga Billboard si kënga e tretë me kërkuar e vitit.

(da.xha/BalkanWeb)