Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha nuk ngurron që në daljet e saj publike dhe në rrjetet sociale të tregojë plot krenari që është shqiptare.

Mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “The Jonathan Ross Show” ku ka folur për Shqipërinë dhe i ka treguar të gjithëve që di të flas shqip. Ajo ka rrëfyer se duke qenë se nuk i di të gjitha fjalët shqip e mikson atë me anglishten dhe dha një shembull për të gjithë publikun.

“Po, unë flas shqip-anglisht! Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potato chips?”,tha Bebe në shqip.

Po ashtu ajo vazhdoi më tej duke treguar se të dy prindërit e saj janë nga Shqipëria dhe se shpesh herë është e pranishme në dasmat shqiptare që zgjasin për 5 ditë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb