SPANJE

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha asnjëherë nuk e ka mohuar prejardhjen e saj. Ajo me shumë krenari e ka shprehur shpeshherë prejardhjen e saj shqiptare.

Bebe Rexha edhe pse në moshë të re ka prekur majat e toplistave botërore. Së fundmi këngëtarja e njohur ndodhet në Spanjë për të dhënë një koncert.

Por Bebe mes angazhimeve të shumta ka edhe pak kohë të mirë të argëtohet me miqtë e saj. Në një video të publikuar në Instagram shohim këngëtaren shqiptare krahë Dua Lipës duke i mësuar miqve të tyre vallen shqiptare.

‘Pjesa më e bukur e mbrëmjes së kaluar ishte kur i mësova miqve të mi të kërcejnë valle në dhomën time të hotelit” –shkruan këngëtarja me origjinë shqiptare në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

The best part of last night was making new friends and dancing valle in my hotel room cc: @dualipa ?

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

(er.cu/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb