Të hënën, këngëtarja dhe producentja amerikane me origjinë shqiptare Bebe Rexha do të mbajë një mini koncert në emisionin më të ndjekur në Shtetet e Bashkuara, Jimmy Kimmel Show.

Rexha do të interpretojë këngët e saj më të suksesshme si dhe hitin më të ri të saj “No Broken Hearts” në bashkëpunim me Nicki Minaj. Bebe në rrjetet sociale ka publikuar edhe një video ku shfaqet në prova me balerinët e saj përpara mini koncertit tek Kimmel.

Rexha prej disa muajsh ndodhet në majat e top listave amerikane dhe europiane me bashkëpunimin e saj me reperin amerikan G Easy. Nderkaq, shqiptarja nga Dibra e Madhe vazhdon të angazhohet duke realizuar hite për yjet e tjere të muzikës, Më e fundit është kënga “Team” nga Iggy Azalea, melodia e të cilës mban firmën e Bebe Rexha.

Për këtë Iggy gjatë një interviste për mediat në Nju Jork ka falënderuar publikisht miken e saj Rexha të cilën e ka quajtur si një nga producentet më të mira me të cilën ka punuar ndonjëherë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: