TIRANE – Bruno Mars ka nisur një turne me koncerte anembanë shtetit meksikan, ku do të perfomojë shumë hite të tij. Disa ditë më parë mediat e huaja njoftuan se pjesë e turneut, si e ftuar speciale ishte edhe këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha.

E kësaj të fundit i kanë organizuar një pritje të këndshme pjesëtarët të stafit të këngëtarit në prapaskenat e koncertit në Meksikë. Bernard TreWay Lambert, basisti i këngëtarit Mars, shihet teksa në hyrje të një dere e pret biondinën me disa shishe të shampanjës.

“Kur ekipi i Brunos të mirëpret me shampanjë”, ka shkruar ndër të tjerash Bebe në llogarinë personale të Instagramit. E entuziazmuar me këtë gjë, Rexha merr njërën prej shisheve dhe fillon t’i spërkat të pranishmit para hyrjes në ambientin e brendshëm të prapaskenës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: