SHBA

Ditën e djeshme, Bebe Rexha habiti fansat e saj me një video që publikoi në ‘Instagram’, ku shfaqej e veshur me një fustan nusërie
Nuk e dimë se çfarë po ndodh në jetën e Bebe Rexhës, por këngëtarja shqiptare me famë botërore, i ka bërë 8.8 milionë ndjekësit e saj të dyshojnë se ajo është martuar.

Sikur mos të mjaftonte video, Bebe ka shkruar edhe këto fjalë bashkangjitur videos “Dita më e bukur e jetës time. Më duhej ta mbaja këtë, super private. Foto dhe video të tjera do vijnë në vazhdim. Ju dua të gjithëve”.

Por sipas mediave të huaja bëhet fjalë për videoklipin e këngës së saj më të re në bashkëpunim me Jax Jones, ‘Harder’. Ky i fundit ka publikuar një status në ‘Twitter’ ku ka vënë në dijeni fansat se xhirimet e videoklipit kanë nisur, gjë që na kthen sërish tek postimet e Bebe Rexhës në ‘Instagram’. ‘Harder’ u publikua fundjavën e kaluar, pa një videoklip origjinal.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: