TIRANE


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha qëndroi dy ditë në Shqipëri, ku pa nga afër dëmet e tmerrshme të shkaktuara nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.


Këngëtarja me origjinë shqiptare vizitoi banorët e Bubqit të prekur nga tërmeti dhe premtoi se do të ndërtonte shtëpinë e dy familjeve. Bebe u kujdes që të rikthente buzëqeshjen tek fëmijët, duke ju shpërndarë të gjithëve disa ëmbëlsira. Sot këngëtarja ka treguar se është mahnitur nga mirësjellja e njerëzve që ka takuar dhe nga të gjitha ata që dhanë një kontribut për të prekurit nga tërmeti.


“Dje unë u ktheva nga një udhëtim 2-ditor në Shqipëri për të parë si fillim dëmet nga tërmeti dhe duke u takuar me ata që janë prekur prej tij. Jam shumë e impresionuar nga zemra dhe mirësjellja dhe mirësia e njerëzve atje, si dhe nga çdokush tjetër rreth botës që ka kontriubuar. Nuk mundemi t’ju falenderojmë mjaftueshëm. Kemi përzgjedhur dy shtëpi të dëmtuara nga tërmeti për t’i rindërtuar, si fillim. Ju lutem vazhdoni të shpërndani informacionin për këtë tragjedi dhe për ndihmën që ka nevojë Shqipëria. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri!”, ka shkruar Bebe përkrah disa fotove të realizuara në Bubq me banorët.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: