Fituesi i gjashtë çmimeve në Grammy Awards 2018, Bruno Mars do të filloj për dy ditë turneun e tij ”24 Magic World Tour”. Ylli i muzikës nuk do të jetë vetëm në koncerte, pasi do shoqërohet nga një e ftuar speciale.

E ftuara e tij speciale është këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, e cila e ka ndarë këtë moment të rëndësishëm me ndjekësit e saj në Instagram. “Në Meksikë me Bruno Mars. Turneu nis për dy ditë”, shkruan Bebe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: