Bebe Rexha ka sjellë një pjesë nga prapaskena, gjatë përgatitjeve para performancave skenike. Këngëtarja e famshme shqiptare gjithmonë kujdeset që të duket bukur para daljes në skenë, prandaj rreth saj angazhohet një staf i madh.

Për më shumë, 28-vjeçarja dukjen e saj ia ka besuar një shqiptari – grimierit dhe stilistit të njohur, Mario Dedivanovic.

Në një video të publikuar në Instagram, shihen të gjithë njerëzit që merren me rregullimin e saj.
Aty është edhe Mario, me të cilin Rexha ka bërë edhe një pozë para fotografëve.

Bebe 1

“Kështu duket në të vërtetë prapaskena”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e videos. “Meant to Be” është një prej projekteve më të fundit të Bebes që e ka realizuar në bashkëpunim me Florida Georgia Line.

Videoklipi i kësaj kënge është publikuar në fund të tetorit të vitit të kaluar dhe është parë mbi 354 milionë herë në YouTubem shkruan tg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: