Bebe Rexha refuzoi të mbulonte strijat në videon e re muzikore.

Bebe Rexha nuk pranoi t’i fshihte strijat në videoklipin e këngës “Last Hurrah”, shkruan Canoe.

Bebe Rexha muaj më parë kishte deklaruar se nuk po gjente stilist, i cili do ta vishte atë për “Grammy”, sepse e konsideronin me ‘përmasa të mëdha’.

Në videon e saj të re, 29-vjeçarja tregoi me krenari format e saj dhe shenjat në lëkurë, madje thotë se nuk ka dashur t’i mbulojë.

“Doja të bëja një video në lidhje me natyrën njerëzore të papërpunuar. Njerëzit kanë momentet e tyre të çmendura dhe të gjithë kanë historitë e tyre. Ndihem sikur të gjithë (kanë bërë) diçka të keqe në jetën e tyre, nëse kjo është duke pirë alkool apo çfarëdo që mund të jetë – mashtrim, duke u kthyer te ish-i dashur ose ish-e dashura juaj, ose duke shkuar te personi i gabuar”, ka thënë ajo në MTV.

Ajo po ashtu ka folur edhe për refuzimin që i kanë bërë stilistët për “Grammy”, duke thënë se njëri prej tyre e kishte mërzitur shumë atë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb