Vetëm pak javë më parë, Andi dhe Enki kanë zyrtarizuar historinë e tyre të dashurisë, pas më shumë se dy viteve bashkë. Rruga deri këtu nuk ka qenë e thjeshtë për asnjërin. Ai, një prej konkurrentëve të “Për’Puthen”, nuk e kishte të lehtë të përballej me paragjykimet e familjes së Enkit, fillimisht, por edhe ajo nga ana tjetër nuk kishte siguri të plotë tek Andi, në fillim. Ndonëse u njohën në rrethana fare të rastësishme, jeta ua bashkoi rrugët derisa, më në fund, vendosën që të lidhin jetën bashkë e të hedhin një hap të ri.
Të ftuar në një studio televizive, Andi dhe Enki rrëfyen të gjithë historinë e tyre me ulje dhe ngritje, por edhe momentet më të bukura që nga fillimi i lidhjes. Ndonëse e njihnin njëri-tjetrin prej shumë kohësh, iu desh të dyve që të kalonin jo pak pengesa, madje provuan edhe të jetonin për një kohë të gjatë jashtë Shqipërisë, derisa “prova” rezultoi e suksesshme.
Të pyetur se çfarë vjen pas fejesës, Enki dhe Andi thanë se e kanë në mendje edhe dasmën. Ndërsa bebin… e kanë rrugës për vitin 2025.
“Nuk e kam besuar deri në momentin që dëgjuam rrahjet e zemrës, aty e kam besuar. Deri në atë moment më dukej pak e çuditshme…” – tregon Enki për emocionet e pritjes së ëmbël.
Natën që provuan testin për herë të parë, të dy nuk i zuri gjumi. Mezi pritën të nesërmen që të bënin analizat për të qenë të sigurt: “Është një ndjesi e çuditshme”,– tregon Andi, pak më i rezervuar për t’i shprehur emocionet, por jo më pak i përlotur nga partnerja e tij.
Të dy, gati për një rrugë të re përpara, që nuk e njohin, por e dinë se bashkë do ta bëjnë edhe më të bukur.