Foshnja e parë për viti 2015 i përket gjinisë mashkull dhe ka lindur në maternitetin ‘Koço Glozheni’ në kryeqytet. Kështu ka raportuar në orët e para të këtij mëngjesi gazetarja e News24, Ina Qirjo, e cila raportoi se foshnja ka lindur rreth orës 00:01 dhe i përket një familjeje nga qyteti i Tepelenës. Ndërkohë nga ana tjetër mjekët kanë pohuar se foshnja ka lindur në peshën 4 kg e 150 gr. dhe gëzon shëndet të plotë. Sa i takon emrit, familjarët shprehen se ende nuk e kanë menduar se si do ta quajnë atë. Familjarët thonë se foshnja e lindur sot në mëngjes është fëmija i tretë i familjes. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb