Në nisjen e seancës së sotme, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar kryetares së Parlamentit Elisa Spiropali të ndërpresë seancën dhe të sjellë kryeministrin Rama për të zhvilluar interpelancën për çështjen Bechetti.

Bardhi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se ka një vendim të gjykatës belge që ka konfiskuar 130 milionë euro.

“Që nuk do zhvillohet interpelanca me kryeministrin e dija që kur shkroi Edi Rama në Twitter dhe që ju e keni si Kushtetutë. Nuk të kërkoj dot t’i heqësh frikën Edi Ramës të vijë për interpelancë. Kërkesa ime bazohet në fakte të vërteta, që kryeministri dëshiron t’i fshehë. Ky është vendimi i gjykatës belge që ka konfiskuar 130 milionë euro. Këto 130 milionë po shkojnë në xhepat e një individi, ato ndodhen në llogarinë bankare të përmbaruesit gjyqësor. Ka dokumente që unë do t’i bëj edhe publike”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb