David Beckham yll me instinktet. Pas performancave fantastike me topat e futbollit, ja ku shfaqet duke kapur nje top tenisi që doli nga fusha në kampionatin e Ëimbledon nga Jamie Murray.

Futbollisti në fakt ka tërhequr vëmendjen e shumë spektatorëve të ndeshjes së tenisit ku shumë personazhë të njohur të jetës publike e kanë takuar. Mes tyre dhe një bisedë që ra në sy ishte ajo me Pipa Middleton, motra e Dukeshës Kate.

40-vjecari i ka buzëqeshur dhe e ka folur pëprzemërisht me Pipën teksa aparatet shkrepnin foto pa pushim. Në këtë ndeshje, Beckham si spektator nuk shoqërohej nga bashkëshortja, por nga nëna e tij, Sandra.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: