David Beckham bëri bujë në rrjetet sociale me reklamën e re të linjës Bodywear BOSS ON, e cila shquhet për skenat e guximshme dhe atmosferën e fortë sensuale. Ish-futbollisti ka postuar reklamën në të cilën ai është protagonist në Instagram, e cila përfshin pamje zbuluese, pamje nga afër dhe një skenë sensuale në dush.
Videoja tregon Beckhamin duke dalë nga një Aston Martin DB5 klasik, i veshur me një kostum të zi elegant. Më pas ai shkon në një tunel të ndriçuar, përpara se të fillojë të heqë kostumin e tij. Ndërsa ai ka mbetur me vetëm një palë boksierësh BOSS, shikuesit nga një festë në ndërtesën përballë fillojnë ta shikojnë.
View this post on Instagram
Reklama përmban skena të Beckham duke pushuar në apartamentin e tij, duke notuar në pishinë dhe duke bërë strecing, duke shfaqur figurën e tij të tonifikuar. Në një seri pamjesh nga afër, lentja fokusohet në fytyrën dhe trupin e tij, duke krijuar poza që i kanë lënë pa fjalë fansat e tij. Në kulmin e reklamës, ylli 49-vjeçar hyn në dush me një palë të brendshme të zeza, të cilat lagen menjëherë para se të hiqen. Skena shihet nga një grua në pallatin përballë, e cila i buzëqesh, ndërsa ai i përgjigjet me një vështrim djallëzor.
Fansat e Beckham nuk e fshehën emocionin e tyre, me komentet që vërshuan në postim: “Duhet të ketë një paralajmërim përpara videove të tilla!”, “Tepër sensuale, e shkrepur bukur”, “Një nga reklamat më të mira të të gjitha kohërave”, “Beckham për James Bond!”, ndërsa dikush me humor ka shkruar: “E kam parë tre herë për të kuptuar se çfarë modeli makine është”.

Fushata e re e Beckham për BOSS ONE Bodywear është xhiruar nga fotografët legjendar të modës Mert dhe Marcus, dhe tashmë konsiderohet si një nga reklamat më të guximshme dhe më të suksesshme të markës.