BRITANI E MADHE

Ndonëse kjo nuk është hera e parë, që David Beckham puth në buzë vajzën e tij 7-vjeçare Harper kjo gjë sërish ngjall debate në media. Këtë herë edhe moderatori i njohur, Piers Morgan ka reaguar në emisionin e tij të mëngjesit:

“Është shumë e ëmbël… Por pse duhet që një baba ta puthë të bijën në buzë? Nuk e kuptoj , është e frikshme. Pastaj e poston këtë për botën – Pse duhet ta postosh? E çuditshme, e çuditshme, thjesht e çuditshme.”- shkruan The Sun.

3 David Beckham
3 David Beckham

Ndërkohë moderatorja Susanna Reid e mbrojti veprimin e Beckham duke e cilësuar si thjesht shfaqje afeksioni, por gjithsesi u shpreh se nuk është e përshtatshme për t’u postuar online. Por David e ka sqaruar disa herë se nuk ka ndërmend të kërkojë falje sepse kjo është mënyra e tij e prindërimit.

“Unë i puth të gjithë fëmijët e mi në buzë. Brooklyn ndoshta jo. Ai është 18 vjeç dhe mund t’i duket e çuditshme. Por unë jam shumë i dashur me fëmijët. Kështu jemi rritur unë dhe Victoria, dhe kështu sillemi me fëmijët tanë.”- u shpreh ai në një video live në Facebook dy vjet më parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb