Një tjetër sfilatë e Victoria Beckham ka përfunduar për Javën e Modës të mbajtur në Paris.

Në krah të stilistes ka qenë e pranishme edhe familja e saj, përveç djalit të saj, Romeo Beckham.

David dhe Victoria Beckham pozuan para aparatit, së bashku me fëmijët e tyre, Brooklyn, Cruise dhe Harper, por edhe Nicola Peltz, gruaja e Brooklyn.

Në mbishkrimin e postimit të Beckham në Instagram, ajo shkroi: “Nuk mund ta bëja këtë pa ju. Ju dua shume. Puthje nga Parisi” dhe më poshtë ka theksuar: “Na mungon Romeo” duke ju referuar djalit të saj që nuk mori pjesë në sfilatë.

Është tipike që marrëdhënia e Beckham-it me Peltz-in është testuar shumë herë në të kaluarën, por ata ende bëjnë dalje të përbashkëta publike, duke i dhënë përgjigje raportimeve që flasin për krizë mes tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb