TIRANE

Libri i bashkëshortes së ish presidentit amerikan Barak Obama, Michelle Obama, vjen në gjuhën shqipe.  “Becoming”, apo “Të bëhesh” është një libër me shifra rekord shitjesh, ku vetëm në Amerikë i ka kaluar mbi 10 milionë kopje. Në një ceremoni të prezantuar nga moderatorja Rudina Xhunga  botues, gazetarë dhe intelektualë sollën mbresat nga libri dhe mendimet e tyre mbi transparencën dhe vërtetësinë e ngjarjeve të paraqitura nga autorja.



Botueset Arlinda Dudaj dhe Ledia Agolli, shpjegojnë se si Michele rreket të na zbulojë  shpirtin e një gruaje revolucionare, e zonja për të vënë forcën dhe zërin në shërbim të ideve të larta.


Libri i Michelle Obamës gjendet tani edhe ne librarite shqiptare, si një ze më shumë i një gruajë që ka jetuar një jetë plot sfida.

(BalkanWeb)