Australian Open nis menjëherë me një blof të madh. Aventura e Rafa Nadal, numrit dy në botë, përfundoi që në raundin e dytë. Tenisti spanjoll, dukshëm në një formë jo të mirë fizike, u dorëzua përballë amerikanit Mackenzie McDonald i cili triumfoi 3-0 me sete.
Nadal kërkoi ndihmën e fizioterapistit që në setin e parë pasi një shqetësimi muskulor në këmbën e majtë. Gjendja e tij nuk ndryshoi me kalimin e seteve duke bërë që në fund të dorëzohej.
Shpërtheu në lot edhe bashkëshortja e tij e cila ndodhej në tribunë. Nadal mbyll shumë shpejt çmimin e parë të madh për këtë vit, turne ku ishte kampion në fuqi.
(BalkanWeb)