Një lajm i befasishëm vjen nga Kroacia teksa raportohet se sulmuesi Mario Mandzukic i ka dhënë fund aventurës me kombëtaren.

Sulmuesi 32-vjeçar, i cili aktivizohet me Juventusin në Itali, ishte një pikë referimi për skuadrën në Botëror, por sipas federatës kroate, ai ka vendosur të tërhiqet pasi dëshiron t’i hapë rrugën futbollistëve të rinj.

Mandzukic ka luajtur 89 ndeshje me fanellën e Kroacisë dhe ka shënuar 33 gola. Kujtojmë që pas Botërorit edhe veterani Çorluka vendosi të largohej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb