Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar pas takimit me Presidentin Ilir Meta se vetëm 7 vende të Bashkimit Evropian kërkuan hapjen e negociatave të Shqipërisë. Duke komentuar përplasjet më të fundit për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Berisha tha se edhe këta vende kur të shohin ç’po ndodh, do të turpërohen.


“Meta, me një përpjekje të jashtëzakonshme, po mbron Kushtetutën dhe reformën, që faktikisht është i falimentuar gjer tani me kapjen e KED, KLP. Reforma ka përfunduar e tëra e kapur nga mafia e Edi Ramës. Rëndësi të madhe ka se shqiptarët ta dinë se janë disa momente kritike. Asnjë veprim si ky nuk mund të përtypjet nga ata që marrin vendimin për integrimin e Shqipërisë.


Deri më tani vetëm 7 vende kanë kërkuar hapjen e negociatave me Shqipërinë. Edhe këto të 7 do turpërohen, kur të dëgjojnë këto që kanë bërë. Ndaj është koha që shqiptarët të ndërgjegjësohen se në këtë bllokim të gjithçkaje për interesa politike të Ramës po paguajnë një çmim”, deklaroi Berisha.


Rama ka thënë se kemi mbështetjen e partnerëve …
Do ju kujtoj në një seancë kur Rama u ngrit si një kokosh dhe foli me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA dhe kur erdhi tha se nxori haletë e Lindës në Parlament. Ndaj unë nuk mund ta komentoj atë. Kushtetuta e Shqipërisë është e shqiptarëve dhe kjo Kushtetutë do zbatohet. Ka një institucion që po bën gjithçka për zbatimin e Kushtetutës dhe mendoj se ato janë përpjekje jetike.

Pse duhej zgjedhur emri i katërt nga Meta?
Tre të parat u zgjodhën me nga një. Edhe Toska është votuar me një, shkoni merrni votimet. E përzgjedhura e presidentit është jashtë çdo diskutimi eprore në të gjithë parametrat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb