Cristiano Ronaldo i ditëve të sotme duket se nuk ka shumë të përbashkëta me atë të para disa viteve, më shumë jo për futbollin që ai shfaq se sa për mënyrën sesi sillet.

Në të kaluarën ai është cilësuar një futbollist jo tolerant dhe egoist, por sot duket qartë se pjekuria e tij është rritur. Ndeshja e luajtur mbrëmë në Botëror kundër Uruguait është provë e kësaj.

Kapiteni i Portugalisë pas ndeshjesh dukej i shqetësuar për skuadrën e tij dhe jo për vete. Në intervistë për gazetarët 33-vjeçari vlerësoi kundërshtarët e Uruguait si dhe tha mjaft fjalë të mira për Rusinë si organizatore e Botërorit.

“Ne duhet të përgëzojmë Uruguain pasi është kombëtarja që ka arritur në çerekfinale,”- tha fillimisht Ronaldo.

“Mendoj se në bëmë një lojë të mirë dhe ndoshta meritonin më shumë, por në futboll skuadra që shënon më shumë fiton dhe ata realizuan 2, kështu që urime.

Ne largohemi me kokat tona lart. Si kapiten i Portugalisë e di se sa fort kemi punuar dhe ne duhet të jemi krenar për ekipin.

Gjithashtu dua të përgëzoj vendin organizator të Botërorit, kanë qenë fantastik në çdo drejtim: organizimi, siguria, atmosfera perfekte dhe shumë gjera të tjera.

Ne largohemi me kokat lart dhe jemi të sigurtë se ky ekip do të vazhdojë të fitojë në të ardhmen.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb