Zërat që flisnin për një largim të Gattusos nga stoli i Milan gjejnë konfirmim nga vetë trajneri kuqezi. Mungon ende zyrtarzimi nga ana e klubit por vetë trajneri ka folur qartë dhe prerë: “Të vendosja për tu larguar nga stoli i Milan nuk ka qenë aspak e lehtë por ishte një vendim që duhej ta merrja. Zgjedhja ime ishte e vështirë. Refuzova dhe dy vitet kontratë që më kishin mbetur? Po, sepse historia ime me Milanin nuk mund të jetë kurrsesi një çështje parash, u shpreh Gattuso në një intervistë për “La Repubblica”.

Gennaro Gattuso 1
Gennaro Gattuso 1

Gattuso ishte nën kontratë me Milan deri në vitin 2021 nga ku përfitonte 5,5 milion euro net në sezon, nuk preferoi që klubi ta shkarkonte, në këtë mënyrë do të kishte marrë të gjithë pagesën që i takonte por zgjodhi të jap dorëheqjen. Në asnjë moment Gattuso nuk ndjehu përkrahjen e drejtueseve të klubit, dje u taku për herë të fundit me drejtorin e deleguar Ivan Gazidis ku i paraqiti dhe dorëheqjen.

Sipas mediave italiane, Gattuso mund të ulet në stolin e Romës, gjithnjë nëse Gasperini vendos të qëndroj tek Atalanta. Për momentin opsioni i parë që qarkullon në shtëpinë kuqezi për të zëvendësuar Gattuson edhe Leonardo Jardim, trajneri aktual i Monaco.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: