Imami turk, Fethullah Gulen, të cilin autoritetet turke dhe presidenti Erdogan e akuzojnë për grusht shtet të dështuar dhe puç ushtarak, ka bërë një deklaratë të papritur.

Gulen, të cilin Erdogan e ndërlidh me organizatën FETO, ka thënë se do ta respektonte vendimin e mundshëm të autoriteteve amerikane për ekstradim në Turqi, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, ai sërish ka thënë se puçin e ka organizuar vet presidentin Rexhep Tayyip Erdogan.

“Nuk jam fort i brengosur për kërkesën që unë të ekstradohem”, ka thënë Gulen, i cili jeton si emigrant në shtetin amerikan të Pensilvanisë.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: