Ai është një nga personazhet më të komentuara të Për’puthen tre. I ftuar në FitStation me moderatoren Çenkuela Hasa, Petro zbuloi se gjatë gjithë pjesëmarrjes në këtë produksion televiziv ka qenë i lidhur jashtë duke pranuar se historia me Irisin aq shumë e komentuar në Për’puthen apo Ildën ka qenë një kompromis.

“Kam patur jetën time jashtë me një vajzë, për këtë arsye nuk e kam menduar dhe kuptuar më të vërtetë se kush më pëlqen te në emision. Unë jam futur si beqar se kisha një krizë më të dashurën, edhe ishte vendim momental, si për inat. U pranova dhe më pas vazhdova lojën time por u riktheva më të dashurën time e cila dinte çdo gjë çfarë bëja unë atje. Por në fund si mënyra se si mu bë refuzimi nga Ilda, deklarimet ishin të gjitha me skenar. U zhgënjeva nga Ilda pasi e kishim lënë që do deklaroheshim bashkë. ”- tha Petro!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: