Artisti afrikano-shqiptar Cliqme ka befasuar shqiptarët dhe kosovarët në mbarë botën, teksa ka sjellë një projekt të ri muzikor, që i dedikohet pikërisht kombit tonë.
“Pavarësia” titullohet kënga, në të cilën ka kënduar vetëm në gjuhën shqipe.

Cliqme është krenar për origjinën e tij dhe këtë do t’ia bëjë të ditur të gjithëve, përfshirë fansat. Vihet re se ai di të flasë shumë mirë shqip dhe këngën e ka sjellë pikërisht për festat e Nëntorit.

Pa dyshim që ai do marrë pëlqimin e të gjithë shqiptarëve për këngën “Pavarësia”. Ndërkohë, mbetet për tu parë deri ku do arrijë suksesi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb