Paul Pogba dukej i destinuar të mos largohej nga Man.United, të paktën jo këtë sezon, por një vendim i fundit i trajnerit Solskjaer e nxjerr sërish në treg mesfushorin francez. Penalltia e fundit e humbur në sfidën e fundit kundër Wolves ka bërë që trajneri i “djajve të kuq” të marrë një vend të prere dhe drastik, Pogba nuk do të godas më penallti, këtë rol do ta marrë Rashford.

Pogba
Pogba

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, ky vendim i Solskjaer ka befasuar jo pak lojtarët, të cilët e njohim shumë mirë temperamentin e Pogba dhe i druhen një largimi. “Gjeli” francez është nga ato lojtarë që kërkojnë të ndjejnë besimin e trajnerit dhe stafit drejtues, ky vendim sigurisht që nuk i ka pëlqyer. Pak ditë më parë ishte vetë Solskjaer i cili e nxori Pogban nga merkato por situata pritet të ndryshoj shumë dhe shpejt.

Pogba
Pogba

Merkato e janarit nuk është larg, Pogba mund të kthehet sërish në një çështje të nxehtë pas këtij vendimi. Juventus dhe Real Madrid qëndrojnë në dritare për të kuptuar se si do të shkojnë gjërat, e vetmja gjë e sigurt për momentin është se Pogba nuk do të gjuaj më penallti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb