Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier

Gjatë takimit dy presidentet folën në lidhje me forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Begaj ka falënderuar presidentin Steinmeier për kontributin në forcimin e marrëdhënieve dhe partneritetit mes dy vendeve

“Takimi, tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer politik dhe i vëmendjes së vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Shqipërisë, garanci për mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE. Gjermania është mbështetje për avancimin e reformave në Shqipëri dhe zhvillimin e vendit.

Roli i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor i pazëvendësueshëm përballë sfidave që komprometojnë të ardhmen Euroatlantike. Duhet bashkëpunim i ngushtë rajonal. E ardhmja evropiane, udhërrëfyes për begatinë e rajonit”, tha Begaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: