Erdoğan, i cili sot udhëtoi në Sarajevë për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), vendosi kurorë lulesh dhe bëri lutje pranë varrit të presidentit të ndjerë Alija Izzetbegoviç

SARAJAVE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, vizitoi Varrezën e Dëshmorëve në Kovaçi, ku gjendet edhe varri i presidentit të parë të Bosnjë dhe Hercegovinës, Alija Izetbegoviç, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, i cili sot udhëtoi në Sarajevë për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), përshëndeti të pranishmit në hyrje të varrezës, ndërsa më pas vendosi kurorë lulesh dhe bëri lutje pranë varrit të presidentit të ndjerë Alija Izzetbegoviç.

Erdoğan u shoqërua nga anëtari i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç, kryetari i Dhomës Popullore pranë Kuvendit Parlamentar të Bosnjë dhe Hercegovinës, Alija Izetbegoviç, ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit the Financave, Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Cahit Turhan, shefi i Komunikimeve i Presidencës së turqisë, Fahrettin Altun, si dhe zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın.

Më herët gjatë ditës, presidenti turk vizitoi edhe ushtarët turq që veprojnë në Bosnjë e Hercegovinë në kuadër të misionit të Bashkimit Evropian (BE) Althea.

Erdoğan në kuadër të vizitës së tij në këtë Bosnjë e Hercegovinë pritet po ashtu të takohet me anëtarët e këshillit presidencial të Bosnjë e Hercegovinës, si dhe të realizojë takime dypalëshe me liderët e disa vendeve. /AA/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb