DURRES-I dërgonte video porno në “Facebook”, 16-­vjeçarja është detyruar t’i drejtohet Policisë. Policia e Durrësit bëri të ditur se ka nisur procedimin në gjendje të lirë për 18-­vjeçarin me inicialet A.O.

Ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja A.T., 16 vjeçe, sepse në kohë të ndryshme ai i ka dërguar në rrjetin social video me përmbajtje erotike. Referuar kallëzimit të 16-vjeçares, Policia ka nisur hetimet. I riu, gjimnazist i një prej shkollave të qytetit bregdetar dhe adoleshentja, rezulton se ishin bërë miq me njëri¬tjetrin në “Facebook” disa muaj më parë. Sipas dëshmisë së dhënë nga vajza gjimnaziste, fillimisht ai është sjellë natyrshëm dhe brenda etikës në raport me të. Por më pas, ai ka nisur ta provokonte deri edhe duke i dërguar video me përmbajtje porno “inbox”¬in e saj.

Adoleshentja nuk ka reaguar në fillim, por kur 18¬vjeçari po e tepronte duke i dërguar vazhdimisht video, ajo është detyruar t’i drejtohet komisariatit të Policisë për ta denoncuar. Menjëherë Policia e Durrësit ka shoqëruar në ambientet e saj të riun për të marrë edhe versionin e tij në lidhje me denoncimin e vajzës.

I gjendur para provave konkrete, ai ka pranuar dërgimin e videove ndaj adoleshentes, por ai ka kërkuar mëshirë në Polici, duke premtuar se kjo nuk do të ndodhte më. Policia bëri të ditur se materialet ia ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “ndërhyrje të padrejtë në jetën private”. Vajza ka deklaruar se i kishte kërkuar disa herë të riut ta linte të qetë, por ai vijonte me dërgimin e këtyre videove që ishin kthyer në shqetësim për të.

(a.n/panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: