Indinjatë në rrjetet sociale pas publikimit të fotos së një qeni ujk, të plagosur gjatë luftimeve në aeroportin ndërkombëtar të Tripoli, në jug të kryeqytetit.

‘Nëse një kafshe i bëjnë këtë, mendoni çfarë mund të na bëjnë neve’, është një prej komenteve më të klikuara.

’Duam ta adoptojmë’, shkruajnë shumë vajza. Pamjet kanë marrë mijëra klikime. Qeni është plagosur pas lutjeve të së premtes.

Vullnetarët e ndihmës së shpejtë në Tripoli e kanë kuruare dhe sigurojnë që tani është në kushte të mira shëndetësore. Fotoja e tij është bërë virale.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb