Ish-lojtari i Zvicrës, Valon Behrami nuk pati fjalë të mira për Granit Xhakën. Behrami i vë faj Xhakës në pësimin e dy golave në ndeshjen e përfunduar 2-2 ndaj Danimarkës, në Nations League.

‘’Kapiteni Xhaka bëri dy gabime vendimtare. Në golin e parë, ai i shkujdesur ia dha topin kundërshtarit pas një faulli, kështu që nuk patëm kohë për t’u rigrupuar. Në golin e dytë, ai vetëm pa si i ngurtësuar, në vend që të ndërhynte. Këto gabime nuk duhet të ndodhin’’, tha Behrami.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb