Pas publikimit të modelit V5 në nëntor të vitit të kaluar, prodhuesi i njohur kinez i smartfonëve Vivo është gati që të publikoj versionin Plus të këtij modeli këtë muaj.

Vivo tashmë ka filluar që të dërgojë ftesa për një ngjarje të cilën do ta mbajë më 23 janar në Indi.

Siç mund të shohim nga fotografia, në ftesë shkruan se Vivo V5 Plus do të vijë me kamerë të dyfishtë për “selfie”.
20170102143032850

Sa i përket specifikave, për momentin asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht, por mbetet të presim të kuptojmë në ngjarjen e caktuar për 23 janar.

Për ata që nuk e dinë, Lenovo Vibe S1 ishte telefoni i parë me dy kamera të përparme. Ai është publikuar në nëntor të vitit 2015.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: