Kishit dëgjuar ndonjëherë për dietën e astronautit. Nëse jo, mësojeni sot se ajo është një nga dietat më të njohura dhe përdorura në Botë. Kjo dietë, nxit metabolizmin dhe ju ndihmoni të bini shumë shpejt në peshë. U quajt dieta e astronautit pasi përdoret më shumë nga femrat astronaut, të cilat e kanë detyrim që të mbajnë trupin në formë, për udhëtimet e gjata drejt hapësirës.

Lista e ushqimeve që ju duhet të pakësoni: Pijet me gaz, pijet alkoolike, kripa dhe sheqeri, perimet e ngrira si: patatet, panxhari, karrotat etj., orizi dhe makaronat, buka apo drithëra të tjera, ushqimet e tymosura.

Dietës tuaj të përditshme shtojini këto ushqime: Kërpudha, vezë, peshk apo pulë, domate apo kastravec, sallatë jeshile apo lakër, brokoli, kungull, lloje të ndryshme sallatash, djath, qumësht dhe shumë produkte të tjera që nuk gjenden në listën e mësipërme të produkteve “të ndaluara”.

Menuja
Provoni të përdorni këtë dietë që sugjerojnë vetëm femrat astronaut:
Mëngjes:
2 vezë të ziera, 1 filxhan me qumesht pa sheqer apo kafe pa sheqer.
Drekë:
Një pjatë supë pule dhe një gjysmë pule të madhësisë mesatare, sallatë me domate dhe një gotë qumesht apo kafe e zezë.
Pasdite:
Një gotë me lëng portokalli apo një gotë me çaj jeshil.
Darkë:
Një gotë qumesht, peshk.

Diçka që duhet ta kini parasysh: Mos i “injoroni” vitaminat apo mineralet. Këshillohet edhe të ecni apo vraponi përditë dhe të konsumoni të paktën 2 litra ujë në ditë. Nëse ju vini re se po vuani nga problemet me tretjen, ajo që duhet të bëni është të bëni disa ndryshime në dietën tuaj të përditshme. Gjithashtu theksojmë se edhe dieta e mësipërme do t’ju ndihmojë. Në rast se ju keni problem me stomakun, juve ju nevojitet të reduktoni apo të eliminoni karbohidratet si: sheqeri, makaronat, brumrat si buka e bardhë, pijet me gaz apo alkooliket. Kjo, pasi kur ju keni problem me stomakun, këto lloj produktesh do t’jua shtojmë më shumë hallin, duke shkaktuar edhe fryrje të stomakut në masë.

Ju duhet vetëm të ndiqni këto këshilla:Qendroni të hidratuar përgjatë gjithë ditës, evitoni konsumimin e ushqimeve të skuqura, atyre pikante, çajit të zi, pijeve të ëmbla dhe alkolikeve. Mos pini duhan. Nëse keni mundësi, hani kumbulla të thata. Mos u shtrini menjëherë pasi keni ngrënë. Gatuani me vaj ulliri në vend të vajit normal apo gjalpit. Flini sa më shumë. Konsumoni sa më shumë çaj si kamomili, xhinxheri apo çaji i mentes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb