Një 43-vjeçar nga Pogradeci është plagosur me sende të forta nga dy persona të tjerë. Policia arrestoi dy të rinjtë J.Sh, 35 vjeç dhe V.Sh, 28 vjeç, banues në Lin pas ngjarjes.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, këta shtetas kanë goditur me sende të forta në kokë shtetasin E.B, 43 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin intensiv të mjekëve”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: