TIRANE

Përmes ironisë, gazetari dhe analisti Andi Bejtja i ftuar në emisionin “A Show” me Adi Krastën në News 24 përcaktoi sistemin, apo regjimin ku mund të futet Shqipëria e sotme. Sipas tij, sot shqiptarët jetojnë në edokraci, një sistem ku fajin gjithmonë e kanë të tjerët.

Në çfarë regjimi o situate jeton sot Shqipëria? Si do ta kishe përcaktuar ti?

Andi Bejtja: Është shumë e vështirë t’ja vësh emrin njëherë po për momentin nuk më vjen emër tjetër përveçse edokraci. Nuk është as ramakraci sepse mbiemri ka një peshë më të madhe se emri, por është thjesht një edokraci. Çka do të thotë është një sistem ku zgjohesh në mëngjes dhe mendon çfarë do them dhe jo çfarë do bëj, ku gjithmonë fajin e kanë të tjerët, ku nëqoftëse ti ha shuplakë të tjerët hanë grusht, ku gjithë të tjerët janë kazan

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb