Bekim Balaj ishte autori i golit të Vllaznisë në barazimin 1-1 me Erzenin.

“Është një situatë jo e mirë, jo e favorshme për ne. Largimi i trajnerit, ndoshta edhe momenti jo i mirë që po kemi, më shumë me rezultatet që po marrim në ndeshjet e fundit, gjë që ka ndikuar te besimi i skuadrës për të dalë te rezultatet. U pa edhe sot, një pjesë e parë e dominuar prej nesh, ia dolëm që të shënonim edhe golin. Pastaj, një pjesë e dytë një ngërç, një tërheqje e ekipit dhe Erzeni na vuri në rrezik e na shënoi.

Është momenti që ne të marrim përsipër, është momenti të tregojmë veten, të marrim situatën në dorë. Nuk është e lehtë. Duhet të gjejmë forcën që të ngihemi, dalim te rezultatet që duhen dhe na kanë hije.

Skuadra ka nevojë për më shumë grintë. Mendoj se në një ndeshje brenda në Shkodër, që ishte për “jetë a vdekje” duke parë klasifikimin, mendoj se ishte pa kuptim, nuk arritëm të shprehemi e vlerësohet ashtu siç duhet. Sigurisht mund ta shohësh situatën që kemi në ekip në shkallët e stadiumit. Meqë rezultatet kanë munguar, “Loro Boriçi” është boshatisur. Ka qenë forcë ekstra për ne, ne duhet t’i kthejmë dhe rezultatet e fitoret është e vetmja mënyrë për t’i kthyer.

Të gjitha ndeshjet janë të vështira, u pa edhe sot. Në një ndeshje që mendohej që duhej fituar nuk ia arritëm. Duhet të gjejmë forcën që të reagojmë që ndaj Partizanit. Shpresoj që Hakaj të jetë pjesë e tij për ndeshjen e radhës”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: