CORLEONE- Gjithçka ishte gati për varrimin e Toto Riinës në mes të natës. Varrim i shpejtë dhe i blinduar, për të evituar çdo pengesë të mundshme nga ana e familjarëve të bosit të bosëve. Në varrezën e Corleones, ishin vendosur gjithashtu edhe fenerë, ndërsa një kordon policor dhe karabinierësh mbante larg gazetarët dhe kuriozët.

varrezat corleone

Por mbrëmë, çuditërisht, makina e funeralit e nisur nga Parma, e shoqëruar nga disa prej të afërmve të bosit, hipi në tragetin Napoli-Palermo. Pra, varrimi sot në mëngjes. Jo funeral publik, e ndaluar nga kuestori Renato Cortese.

Megjithatë, në mëngjes, trupi i Toto Riinas hyn në një nga rrugët kryesore të Corleones për të mbërritur në varreza. Një mbërritje që nuk ka shkuar pa u vënë re.

Ndërkohë që ka pak mister në vend: bari i sheshit kryesor, që ekspozon pikturat e vajzës së Padrinos është mbyllur për pushime. Pushime për 6 ditë. Pushime të çuditshme kur të gjithë e dinë për zinë.

bari i vajzes se Rines

Makina funebër e kompanisë Nicosia të Corleones me trupin e Riinas udhëtoi në tragetin e “Anijeve të mëdha e të shpejta”, shoqëruar nga bashkëshortja e kapos së kapove të Cosa Nostra, Ninetta Bagarella, nga vajza e parë Maria Concetta dhe nga dhëndri Vincenzo Bellomo, burri i vajzës tjetër, Lucia.

Salvo Riina, djali i tretë i dënuar për mafie që është në liri të mbikëqyrur në Padova, mori leje vetëm për të marrë një avion Venezia-Palermo dhe mbërriti mbrëmjen e kaluar në aeroportin Falcone-Borsellino pas një ndalese në Romë.

Nuk ka leje për Giovanni Riina, djalin e dytë të Toto Riinës, 40 vjeç që është dënuar me burg përjetë që kur ishte 25 vjeç, për kryerjen e disa vrasjeve.

familja rina

Ka vetëm disa familjarë rreth arkivolit të padrinos, ndërsa prifti jep një bekim të shpejtë. Pastaj, varrimi në varrin e familjes.

Në këto varre janë tani të gjitha krerët e mafies që kanë derdhur gjak. Pak metra larg varrit të Riinas është Bernardo Provenzano, shoku dhe bashkëudhëtari i një jete kriminale. Pak më tej, varri i Luciano Liggio. Sa mistere në pak metra. Por kjo nuk është vetëm varreza e monstrave, është edhe varreza e heronjve, e martirëve.

Calogero Comaianni, polici i cili i pari arrestoi Luciano Liggio, kumbarin e madh të Riinas dhe Provenzanos, ishte viti 1945. Placido Rizzotto, sindikalisti i cili së pari e kuptoi se çfarë po bëheshin mafiozët e rinj të Corleones, ishte viti 1948: ajo që mbeti nga trupi i tij, ishte varrosur vetëm pesë vjet më parë. Ashtu si për Comaiannin dhe Rizzotton nuk u bë drejtësi, në të dy rastet Liggio u lirua për prova të pamjaftueshme.

Janë misteret e Corleones që Riina merr në varr. Së bashku me të gjithë të tjerët.

QYTETI
“Po prej disa kohësh Corleone shikon i vendosur tek një e ardhme e re”, thotë zëvendës Prefektja Giovanna Termini, një nga tre komisarët e Komunës që u shpërbë nga mafia.

“Aksioni ynë, që synon kthimin e një rruge të ligjshme në strukturën komunale, gjithashtu dëshiron të jetë një mbështetje për forcat e shumta të shëndetshme të shoqërisë. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të shkundur stereotipin e mafies, që është një peshë e tmerrshme”. Komisionerët kanë filluar kontaktet e shumta me grupe dhe shoqata. “Institucionet dhe shoqëria civile po bëjnë tashmë një rrugëtim të rëndësishëm, thotë një tjetër komisionere Maria Cacciola- thithet një ajër i ri në Corleone”.

Pak kohë më parë, në iniciativën e parë në kujtim të vogëlushit Giuseppe Letizia, i cili u vra në vitin 1948 në moshën 12-vjeçare si dëshmitar i krimeve të Rizzotos, kishte shumë studentë, së bashku me përfaqësuesit e institucioneve. Por tani, rreth varrit të Riinës, ka vetëm rreth njëzet të afërm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: