TIRANË

Një 50-vjeçare me aftësi të kufizuar është bërë nënë për herë të parë në maternitetin “Koço Gliozheni” pas një shtatzënie të vështirë që ia doli të finalizohej me sukses, falë kujdesit të ekipit mjekësor të këtij materniteti.

Në jetë erdhi El’Ana që do të thotë (Zoti na u përgjigj). Bebi gëzon shëndet të plotë bashkë me nënën e saj.

Prindërit e Elanës falënderojnë stafin e përkushtuar të maternitetit për ndjekjen dhe kujdesin gjatë kësaj shtatzënie të pazakontë.

Zenepe dhe Gëzim Pirja janë një çift me aftësi të kufizuar, të cilët me dëshirën e madhe për t’u bërë prindër, i janë drejtuar ne muajin gusht me një e-mail ministres Manastirliu për t’i ndihmuar dhe mbështetur.

Për 5 muaj, çifti Pirja qëndroi në një dhomë të posaçme në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet. Shtatzënia e 50-vjeçares nuk ka qenë e lehtë por është finalizuar me sukses.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb