Konferenca e tretë ndërkombëtare “Nga Tranzicioni deri në Zhvillim”, u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore, e cila ka për qëllim që të nxjerr në pah sugjerime të reja për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi theksoi se kanë filluar një sërë masash për ta përmirësuar gjendjen, por shtoi se pa bashkëpunimin akademikëve kjo gjë është e paarritshme.

“Nëpërmes këtyre konferencave do të dalin ide të reja sugjerime të reja për mënyrën e politikë bërjes në vend për mënyrën e marrjes së politikave, pra sugjerime edhe për ministrinë e Ekonomisë për të përmirësuar klimën e biznesit në vend, por njëkohësisht edhe sugjerime për mënyrën se si do të rrisim bashkëpunimin në vend”, deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Ndërsa rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Abdulmenaf Bexheti theksoi se kjo konferencë ka karakter ndërkombëtar, në këtë konferencë siç tha rektori i UEJL-së, ka një pjesëmarrje shumë të gjerë dhe ka një strukturë laramane të mirë të temave të cilat janë të ndara në gjashtë sesione.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb