Nëse Belen e di atë që nuk do, siç ka deklaruar në Instagram ditën e ditëlindjes së saj, fansat e saj nuk e kanë asnjë ide për atë që ajo ka dashur të thotë. Sepse kapitulli ‘dashuri’ për showgirlin argjentinas është më komples se sa mund të imagjinohet.


Ajo që ngatërron idetë në fakt është revista Diva dhe Donna që tregon disa foto të Belen me Mirco Levati, ekspert i komunikimit dhe marketingut sportiv, në një mbrëmje intime me miqtë.


Pasi ka deklaruar se është në një krizë me të dashurin Andrea Iannone, ata që i rrinë më shumë pranë janë miqtë e saj.
E përjavshmja i ka fotografuar të dy ulur shumë pranë njëri-tjetrit në një darkë shumë intime, teksa festonin ditëlindjen e bukuroshes. Të dy më pas janë larguar nga lokali me të njëjtën makinë dhe në një moment të dytë Levati, mik i Jeremias është parë poshtë shtëpisë së Belen gati për tu ngjitur në shtëpi.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb