ITALI

Belen Rodriguez duket se ka lënë pas të shkuarën dhe është rikthyer me partnerin e saj, balerinin Stefano De Martino. Së fundmi revista italiane “Chi” ka publik disa foto të çiftit ku shfaqeshin duke shkëmbyer puthje dhe përqafime.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ata ndodheshin në aeroport pasi kishin kaluar disa ditë pushimi tek shtëpia e Rodriguez në Milano. Më pas De Martino dhe djali i tyre Santiago, kanë shoqëruar modelen në avion. Belen dhe De Martino u martuan në vitin 2013-të për t’u ndarë më pas në vitin 2015-të për shkak të tradhtisë së balerinit.

Mediat italiane po dyshojnë se Belen e ka falur tradhëtinë që ish-bashkëshorti i bëri asaj dhe se i ka dhënë kështu një tjetër shans marrëdhënies së tyre, ndonëse që prej 2015-ës secili ka pasur jetën dhe historitë e veta romantike me të tjerë partner.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb