ITALI

Belen Rodriguez dhe Stefano De pas shumë viteve të ndarë rikthyen së bashku dhe familja e bashkuar është më e lumtur se kurrë më parë.
Çifti i famshëm do të kurorëzojë sërish me martesë dashurinë e tyre, më 20 shtator, që është data e përvjetorit të martesës së tyre të parë dhe ditëlindja e Belen.


Untitled 1
Untitled 1

Por përveç kësaj, njerëzit janë të bindur se Belen dhe Stefano po mbajnë të fshehtë edhe një surprizë tjetër. Lajmi se Belen është shtatzënë prej disa muajsh po qarkullon në media por bukuroshja nuk ka reaguar në lidhje më këto lajmë. Ndërsa postimi fundit i bërë në Instagram ka bërë që të gjithë të dyshojnë se Belen është në pritje të fëmijës së dytë.


Në foto shfaqet i biri Santiago, në një shtrat marinar fëmijësh që lexon “Penelope”. Kaq u desh që të gjithë të mendojnë se ajo është në pritje të një vajze, madje ka gjetur edhe emrin që është pikërisht, Penelope.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb