BELGJIKE

Mbrojtja belge do të rishikojë rregulloren për përdorimin e smartfonëve nga ushtarët e saj në operacion, pas dyshimeve për spiunazh kryesisht nga ana e Rusisë, raportuan të dielën mediat belge.

‘’Ne po punojmë prej disa vitesh për parandalimin dhe ndërgjegjësimin, por kjo masë duket të jetë e pamjaftueshme’’, deklaroi për televizionin publik flamand VRT Carl Gillis, drejtues i operacioneve të shtabit të përgjithshëm belg. Ne jemi të vetëdijshëm se Rusia është e interesuar për këtë lloj të dhënash nga celularët për lokalizimin e vendndodhjes’’, shtoi ai.

Ndërkohë po kryhet një analizë për të gjitha operacionet ushtarake, sqaroi agjencia e lajmeve ‘’Belga’’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: