Romelu Lukaku mbetet një nga futbollistët më të mirë të Belgjikës. Sulmuesi i njohur ka zbuluar së fundmi, se ka qenë gati të largohej nga kombëtarja, pas Botërorit të Katarit.
“Shpresoj të rizbuloj pasionin e të luajturit për ekipin kombëtar, që zjarri të më ndezë përsëri për ‘Djajtë e Kuq’. Pas Botërorit të Katarit kam qarë çdo ditë, për javë të tëra. Qëllimi i radhës me ‘Djajtë e Kuq’ është Kupa e Botës pas dy vitesh. Të rinjtë tashmë kanë bërë një rrugë të gjatë. Për sa i përket mentalitetit fitues, ata mund të bëjnë shumë më mirë”.
Ishe gati për largimin nga kombëtarja- “Në Katar doja të isha atje për vendin tim, sepse trajneri dhe skuadra kishin nevojë për mua. Ishte hera e parë në 29 vite që futbolli më kishte dërrmuar shpirtërisht. Nuk mendoja kurrë për depresionin, por qava çdo ditë për javë të tëra, edhe me pushime. Thierry Henry më telefononte së paku tri herë në ditë për të më mbështetur në atë moment shumë të vështirë”- tha ai.