Në një intervistë dhënë për Corriere dello Sport, trajneri i Belgjikës Domenico Tedesco iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes së radhës kundër Italisë në Nations League.

“Për mua është një ndeshje vërtet e veçantë, mezi pres që të vijë. Po të thoja të kundërtën, do të gënjeja. Unë kam lindur në Itali dhe kam ende familje atje.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një prej kombëtareve më të mira në Evropë. Italia kryeson grupin me dy fitore në dy ndeshje, madje një prej tyre kundër Francës në Paris. Ne do të përpiqemi të luajmë sa më mirë” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb