BRUKSEL- Policia belge ka sekuestruar sot tre tonë kokainë në postin e Antverpit, në veri të Belgjikës, në një maune të ngarkuar me banane dhe që vinte nga Kolumbia, njoftoi sot shërbimi doganor belg.
“Shërbimi i Hetimit dhe Kërkimit i Doganave zbuloi 2 958 kilogramë kokainë në një maune të ngarkuar me banane. Makina që vinte nga Kolumbia u përzgjodh për kontroll falë analizës së riskut”, tha dogana belge në një komunikatë të shkurtër pa dhënë detaje.
(ed.me/BalkanWeb)