Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mirëpret propozimin nga Gjermania për të rimenduar mënyrën sesi aleatët ushtarakë koordinojnë politikën.


Stoltenberg deklaroi se mirëpret mesazhin që NATO është platforma për të bashkuar Amerikën e Veriut dhe Europën dhe është jetike për sigurinë tonë.


Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, sugjeroi ngritjen e një komiteti ekspertësh për të propozuar reforma për aleancën. Ideja erdhi pas kritikës së ashpër të presidentit francez Emmanuel Macron, mbi gjendjen e shëndetit të NATO-s.


Stoltenberg theksoi se propozimi ka vlerë dhe pret me padurim ta diskutojë atë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb