BELGJIKË- Gjykata Penale në Belgjikë ka dënuar një familje shqiptare, e cila merrej me shitje të drogave të forta, kryesisht kokainë.

Në total ishin dhjetë të pandehur dhe  të gjithë i përkisnin të njëjtës familje. Pas kontrolleve të kryera, autoritetet kanë bllokuar katër makina dhe 32,000 mijë euro, të cilat janë vërtetuar se janë përftuar përmes aktivitetit të paligjshëm.  Dy krerët e familjes, Gëzim L. dhe Martin L. iu dhanë dënimi më i ashpër i gjykatës. Ata duhet të shkojnë në qeli për 5 vite  dhe të paguajnë një gjobë prej 8 mijë  eurosh, raporton “BalkanWeb”.

Vëllai i tretë, Erlind L., mori një dënim katërvjeçar dhe një gjobë prej 8,000 euro. Të afërmit e tjerë u dënuan me nga dy vite burg, por bashkë me dënimin ata do të paguajnë edhe një gjobë financiare, duke përjashtuar të pandehurin e fundit, ndaj të cilit gjykata vendosi një gjobë prej 1600 eurosh, përcjell hln.be.

Pjesë e grupit ishin edhe dy motrat e familjes, të cilat janë detyruar me presion të punojnë me vëllezërit në trafikimin e lëndëve narkotike. Gjykata ndaj tyre nuk mori masën e dënimit, por i liroi nga akuzat duke i lënë të lira.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb